Drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë në Shkup do të suspendohet
09/03/2020
Drejtoresha e Klinikës së Dermatologjisë, Nina Caca Biljanovska e cila është e infektuar me coronavirus, do të suspendohet për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve për mbrojtje dhe shpërndarje të coronavirusit.
Ajo para pesë ditësh është kthyernga Italia, por në vend që të izolohet ajo ka shkuar në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se ndjehet i dëshpëruar për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të dhëna nga ministria nga një mjek punëtor që është kthyer nga një rajon i rrezikshëm.
Ajo madje para dy ditëve ka qenë e pranishme në seksionin në të cilin kanë marrë pjesë qindra dermatologë dhe ka mbajtur ligjërata para tyre në një restorant në Shkup./Telegrafi/


