Dramë në familjen Cyrus - Tish ia kishte 'vjedhur' partnerin vajzës së saj, Noah?
28/02/2024
Një burim pretendon që Tish Cyrus ia vodhi partnerin vajzës së saj, Noah Cyrus.
Kjo e fundit ka qenë në një njohje e sipër me aktorin australian, Dominic Purcell.
Sipas një burimi për Us Weekly, "Noah ishte duke u njohur me Dominic, kur Tish filloi ta ndiqte atë".
E ëma më pas u tha se ishte në dijeni për ngjarjen, por vazhdoi me dramën.
Këngëtarja amerikane thuhet se është e shqetësuar për faktin se Tish ia kishte vjedhur të dashurin.
Madje, artistja nuk kishte marrë pjesë në dasmën e tyre, gjersa qëndroi jashtë me vëllanë e saj, Braison Cyrus.
Gjithsesi, në krye të kësaj drame të supozuar midis Tish dhe Noah, Miley Cyrus dhe babai i saj thuhet se kanë një marrëdhënie të tensionuar. /Telegrafi/


