Drake: Më pëlqeu puthja, por më pengoi buzëkuqi (Video)
14/04/2015
Drake ka sqaruar arsyen e reagimit të tij pas puthjes nga Madonna në skenë.
Mbretëresha e muzikës i pop i habiti të gjithë duke e puthur në buzë këngëtarin gjatë një performance të përbashkët në Coachella, ndërsa i habitur mbeti edhe vet Drake.
Në bazë të reagimit të tij u duk sikur ai ishte neveritur nga puthja e këngëtares, porse burime të TMZ kanë thënë se Drake e pëlqeu puthjen.
Këngëtarit i kishte penguar buzëkuqi i 56-vjeçares.
Ai ka treguar se asgjë nuk ishte e planifikuar dhe se Madonna duhej të kërcente rreth tij teksa këngëtari qëndronte ulur. /Telegrafi/


