Dr. Shefki Xharra emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal në Prizren
10/07/2025
Me vendim të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, të mërkurën, Dr. Shefki Xharra është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Xharra sot e mori detyrën nga Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, e cila ka përfunduar mandatin trevjeçar në krye të këtij institucioni shëndetësor.


