DPHM: Të dielën priten temperatura deri në 40 gradë Celsius
16/07/2026
Pavarësisht reshjeve të sotshme të pasditës, ditët e nxehta verore do të vijojnë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim do të vazhdojë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare.
Më nxehtë pritet të jetë të dielën, kur temperaturat ditore në të gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone mund të afrohen me 40 gradë.
Për shkak të temperaturave të larta, Instituti i Shëndetit Publik rekomandoi se masat mbrojtëse për punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, duhet të përfshihen në një kornizë ligjore dhe jo vetëm në mënyrë këshilluese.
Sipas ISHP-së ky propozim vjen me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve dhe të interesit publik.


