Please enter at least 3 characters.

Dortmundi e mund Mainzin, vazhdon luftën (Video)

2016/01/united-reus-ccedil-do-gj-euml-u-prish-ldquo-vet-euml-m-rdquo-p-euml-r-10-milion-euml-funte_hd.jpg

Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Mainzit në duelin e zhvilluar në Signal Iduna Park.
Dortmundi pas fitores ndaj Tottenhamit erdhi i lodhur në këtë duel, por kështu nuk mendoi Reus.

Pas gjysmë ore lojë, Reus shënoi për 1-0 dhe epërsinë e BVB (30').

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat zhvilluan lojë në tentim për të shënuar, teksa Dortmundi kishte dominancën.

Shinji Kagawa ishte ai që shënoi për 2-0 në minutën e 73-të.

Ky ishte dhe rezultati përfundimtar, teksa tash Dortmundi ka 61 pikë, pesë më pak se Bayerni që mban vendin e parë. /Telegrafi/