Please enter at least 3 characters.

Dortmundi e konfirmon: Sancho qëndron te ne së paku edhe një sezon

2020/08/GettyImages-1247084786.jpg
287:"DORTMUND, GERMANY - JUNE 06: Jadon Sancho of Borussia Dortmund battles for the ball with Per Ciljan Skjelbred of Hertha BSC during the Bundesliga match between Borussia Dortmund and Hertha BSC at Signal Iduna Park on June 06, 2020 in Dortmund, Germany. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Super talenti anglez Jadon Sancho duket se nuk do të ndryshojë skuadër.

Jadon Sancho nuk do të largohet nga Borussia Dortmund së paku jo këtë afat kalimtar veror.

Përkundër interesimit të madh të skuadrave angleze si Chelsea, Manchester City, Liverpool e Manchester United, Sancho do të mbetet tek verdhezinjtë.

Këtë e ka konfirmuar ish-kapiteni legjendar i klubit, Sebastian Kehl tani në pozita udhëheqëse te BVB.

“Sancho është shumë i lumtur të qëndrojë te Dortmund. Ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe ai është vërtetë i lumtur", deklaroi Kehl.

Jadon Sancho. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

"Të gjithë jemi të kënaqur që e kemi në skuadër, edhe ai është i lumtur që është me ne. Sancho do të qëndrojë në BVB së paku edhe për një sezon", u shpreh ish-kapiteni i verdhezinjve.

Krejt në fund Kehl tha se kanë një skuadër të mirë dhe shpreson që të fitojnë tituj këtë vit. /Telegrafi/