Please enter at least 3 characters.

Dortmund rrit interesimin në Bonaventuran

2018/06/Bonaventura-e1529850991407.jpg
236:"MILAN, ITALY - MAY 20: Giacomo Bonaventura of AC Milan celebrates his goal during the serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on May 20, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Borussia Dortmund ka rritur interesimin e tyre për mesfushorin e talentuar të Milanit, Giacomo Bonaventura.

Sipas seksionit sportiv të QSLa Nazione, italiani është një objektiv i fortë transferimi për skuadrën nga Bundesliga.

Ai mbush 29 vjet në muajin gusht dhe agjenti Mino Raiola dihet se ka lidhje me tashmë me Dortmundin.

Reprezentuesi italian është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020, por mund të largohet nga San Siro.

Bonaventura duke festuar një gol me fanellën e Milanit (Getty Images)

Largimi i tij do të ishte i mundshëm nëse Milani përjashtohet nga Evropa për shkak të shkeljeve financiare të Fair Play-it.

Është raportuar sot (e diel) në La Gazzetta dello Sport se klubit do t'u jepet një ndalim dyvjeçar i UEFA-s dhe 30 milionë euro gjobë.

Përveç Bonaventuras, Milani mund të privohet edhe nga shërbimet e spanjollit Suso, i cili pëlqehet nga Interi dhe Hakan Calhanoglut që dëshirohet nga RB Leipzig.

Për mesfushorin italian interesim ka edhe nga dy skuadrat e mëdha italiane, Juventusi dhe Roma. /Telegrafi/