Please enter at least 3 characters.

Dorëzohet deklaratat rreth kurdisjes, FFK s’i merr seriozisht!

2016/01/dor-euml-zohet-deklaratat-rreth-kurdisjes-ffk-s-rsquo-i-merr-seriozisht_hd.jpg

I kontaktuar nga ana e gazetës, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka thënë që deklaratat e pranuara nga ana e Statovcit dhe Osmanit, nuk kanë qenë aq bindëse për një rast të rëndë siç është ky.

“Faruk Statovci dhe Labinot Osmani i kanë deponuar në Federatën e Futbollit të Kosovës deklaratat për tentim-kurdisjen e Besës, por realisht ato nuk kanë qenë bindëse. Në ato deklarata nuk figuron asnjë emër se kush i ka thirrur, asnjë numër telefoni dhe asgjë tjetër konkrete”, theksoi Salihu për gazetën Arena.

Ai insiston se FFK-ja kërkon t’i luftojë rastet e tilla, ndaj thotë që shtëpia më e madhe e futbollit kosovar pret edhe nga një deklaratë plotësuese nga Statovci dhe Osmani, për ta qartësuar këtë rast maksimalisht. /Telegrafi/