Please enter at least 3 characters.

Donte ta hidhte biletën e lotarisë, shpejt e kuptoi se ajo i solli 1 milion dollarë

Një grua nga Karolina e Veriut tha se po përgatitej të hidhte një biletë lotarie kur vendosi ta skanonte dhe zbuloi se ishte një biletë fituese prej 1 milion dollarësh.

"Zemra ime po rrihte shumë shpejt", tha Melissa Johnson.

"Fillova të bërtisja", shtoi ajo.

Gruaja njoftoi se do t'i ndajë paratë e çmimit me familjen e saj.

"Kam punuar kaq shumë në jetën time. Nuk e mendova kurrë se kjo do të ndodhte", deklaroi ajo. /Telegrafi/