Please enter at least 3 characters.

Donna Dafi shkëlqen në Halloween me pamjen e një nuseje të rrezikshme

Foto: Donna Dafi/Instagram

Këngëtarja Donna Dafi ka festuar Halloween-in këtë vit në Angli dhe ka rrëmbyer vëmendjen me një prej paraqitjeve më artistike dhe më provokuese të saj deri tani.

Ajo është shfaqur si një “nuse glam e frikshme”, duke kombinuar sensualitetin me elementet e errëta të natës së shtrigave.

Në setin e fotografive të publikuara në Instagram, Dafi pozon me një korse të bardhë, çorape nusërie dhe një duvak që i shton pamjes dramë dhe elegancë.

Ambienti luksoz ku janë realizuar fotot e thekson edhe më shumë stilin e saj estetik, ndërsa detaji që bie më shumë në sy është grimi me gjurmë gjaku në qafë – një element që krijon siluetën e një “nuseje të rrezikshme”.

“Deri sa vdekja të na ndajë”, ka shkruar ajo në postim, duke e kthyer premtimin klasik martesor në një mesazh misterioz e perfekt për Halloween.

Përzierja mes makijazhit, artit dhe tmerrit e ka bërë look-un e Donna Dafit një nga më të komentuarit e festës. /Telegrafi/