Please enter at least 3 characters.

Donjeta bën histori, fiton medaljen e parë në Botëror

2016/01/donjeta-b-euml-n-histori-fiton-medalje-e-par-euml-n-euml-bot-euml-ror_hd.jpg

Boksierja jonë ka fituar medaljen e parë në Kampionatin Botëror për juniore që po mbahet në Taipe të Tajvanit.

Donjeta që garon në kategorinë 60 kg, fitoj përball garueses nga Taxhikistani, Kholova Idimokh, duke ia siguruar medaljen e parë boksit të Kosovës.

Fitoren e Donjetës e ka konfirmuar zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demolli përmes profilit të tij në Facebook.

“Donjeta Sadiku shënoi historinë në boksin e Kosovës duke siguruar medaljen e parë të pas luftës. FItoreeeee Donjeta mundi bindshëm boksieren nga Taxhikistani me rezultat 3:0. Medaljen e bronztë e kemi të sigurt, por tani Donjeta synon të artën”, ka shkruar Demolli. /KosovaPress/