Please enter at least 3 characters.

Doni Fruits arrin sukses të madh në panairin e Berlinit "Fruit Logistica 2023"

2023/02/Screenshot_5-27.png

Kompania e njohur kosovare,Doni Fruitska marrë pjesë në panairin e Fruit Logistica 2023 në Berlin, për të 5-tin vit radhazi.

Këtë vit, Doni Fruits theu çdo rekord, jo vetëm të pjesëmarrjes, por edhe me bashkëpunimet e reja me kompanitë më të njohura ndërkombëtare.

Doni Fruitsështë jashtëzakonisht i kënaqur me arritjet e panairit të sivjetëm, dhe synon të vazhdojë me pjesëmarrje të tilla të suksesshme edhe në vitet në vijim.

Kompania po punon vazhdimisht në sjelljen e produkteve cilësore në tregun lokal dhe rajonal, andaj qëndroni me ne për risitë e radhës në treg.