Please enter at least 3 characters.

Donaldi ia dedikon artin e tij Pavarësisë së Kosovës, pikturon Komandantin Legjendar Adem Jashari

2022/02/demfk.jpg

Pos që njihet si aktor, Donald Veshaj është edhe një piktor i mirë dhe këtë e ka dëshmuar edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Finalisti i edicionit të parë të BBV ka kërkuar nga ‘vëllai i madh’ që ta lejonte të pikturojë.

Duke qenë përvjetori i 14-të i Pavarësisë së Kosovës, ai ka vendosur ta pikturojë simbolin e Pavarësisë së Kosovës dhe Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhe derisa dëgjonte muzikë patriotike dhe këndonte, Donaldi ka pikturuar mbi letrën e vendosur në dysheme.

Nuk ka dyshim se rezultati final ka qenë i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/donaldveshaj)

(Foto: Instagram/donaldveshaj)