Please enter at least 3 characters.

Doli nga shtrati lumi i Mateçit në Likovë, janë përmbytur toka bujqësore dhe gjashtë objekte ndihmëse

2017/05/Moti-i-keq-ne-Kumanove-ndikon-ne-lumenjte-ne-Kumanove.jpg

Reshjet e rrëmbyeshme, që dje e përfshinë rajonin më të gjërë të Kumanovës, shkaktuan derdhje të Lumit të Mateçit në komunën e Likovës, e cila përmbyti gjashtë objekte ndihmës dhe tokë bujqësore, njoftoi sot udhëheqësi i QRMK Kumanovë, Goran Stojanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Uji në objektet ndihmëse është tërhequr dhe situara në terren është e qëndrueshme. Sipas tij, nuk ekzistojnë mundësi për dalje nga shtrati të lumenjve Kumanovka, Konjarka, Likovë dhe Pçinja, njofton AIM.

Ai theksoi se shtretërit e lumenjve janë përpunuar dhe pastruar. Moti i ligë që dje e përfshiu Kumanovën u shoqërua me zbrazje të fuqishme eklektike dhe bubullima. /Telegrafi/