Please enter at least 3 characters.

Dogana sekuestron cigare pa banderola

2018/03/duhan.jpg

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

Njësit e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, më saktësisht në katër lokacione të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, gjithsejtë nga katër raste sasia totale e mallrave të konfiskuara është:

Janë sekuestruar 42,220 copë cigare, duhan refuz 30 kilogramë dhe filter për cigare 30 mijë copë.

Cigaret pa banderolle janë konfiskuar dhe janë lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. /Telegrafi/