Please enter at least 3 characters.

Dobraja eliminohet nga Kupa e Liges Total

2016/01/dobraja-eliminohet-nga-kupa-e-liges-total_hd.jpg

Dobraja e filloi mirë takimin ndaj Xhamisë së Magures me avantazh 2-0, mirëpo me pas u barazua rezultati duke çuar ndeshjen në penallti. Nga pika e bardhë më të suksesshëm u treguan djemtë nga Magurja qëkaluan tutje. Centrum në anën tjetër nuk e diskutoi fare biletën e kualifikimit meqenëse mposhti me goleadë Restaurant Shpellen 9-3, në një ndeshje ku djemtë nga Lipjani bënë një paraqitje mjaftë të mirë. Bajrami u desh të djersitej shumë për të marrë kualifikimin meqenëse këtë e beri vetëm pas penalltive. Ekipi i Mentor Sylës ishte duke humbur deri në fund 2-1, mirëpo në çastet finale e barazuan rezultatin e më pas triumfuan në penallti. Kualifikimin e arriti edhe Avni Ita që mposhti 3-0 FC Mergimin. Skuadra e Kemajl Gashit e kontrolloi mirë lojën dhe morri rezultatin e duhur.

Amico u mposht nga skuadra e Venezias 0-1, ndërkaq Mermeri gjithashtu pësoi humbje nga Tika Taka me rezultat 2-5. Triumfuan me goleada Gumnasella dhe Fc Termax që mposhtën Offcierat 6-3, përkatësisht Prishtinën e Re 8-3. Ndërsa me rezultat zyrtar u kualifikua edhe skuadra e Nipave të Dajes meqenëse Smallusha nuk udhëtoi fare në këtë takim.

Plot 6-të ndeshje tjera shkuan në penallti për të përcaktuar fituesin. Shpella mundi në penallti Teos 3-1 pasi koha e rregullt përfundoi 2-2. Qullt në penallti humbën 3-4 nga Muhagjert teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Po me penallti u kualifikuan dhe Dardanet që pas një barazimi 2-2 me Macet e Zeza fituan në penallti me rezultat 4-3. Flaka dhe Edisoni gjithashtu patën nevojë për ekzekutimin e penalltive meqenëse koha e rregullt u mbyll 2-2. Nga njëmbëdhjetëmetërshat fitoi Flaka 2-1.

Tashmë në rundin e 3-të të Big Eealge Cup janë 14 skuadra të mbetura. Ndërsa javën tjetër vazhdojmë me kampionat, më saktësisht me xhiron e 13-të.