Please enter at least 3 characters.

Do të vijojë bashkëpunimi me NDI

2016/01/f.0220194450793_m.jpg

Berisha e ka falënderuar bashkëbiseduesin për bashkëpunimin e shkëlqyer të ndërtuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit me NDI, si dhe për mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe një shoqërie të lirë e të hapur, bazuar mbi tregun e lirë.

Në takim u ritheksua vullneti për të vijuar këtë bashkëpunim të suksesshëm edhe në të ardhmen, ndërsa Benjamin e informoi kryeministrin shqiptar për projektet në të cilat është përfshirë NDI në Shqipëri, siç është ai i promovimit të mëtejshëm të barazisë gjinore, apo përmirësimit të kuadrit ligjor, të lidhur me reformën zgjedhore, etj.

Benjamin i ka përcjellë Berishës përshëndetjet më të përzemërta të presidentit të NDI, Kenneth Wollack, të ish sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, si dhe të guvernatorit Howard Dean. /Telegrafi/