DJ i famshëm surprizon me deklaratën për Katy Perry dhe Justin Trudeau: Kam dalë me të dy
DJ i famshëm, Diplo, shkaktoi shumë vëmendje publike pasi bëri një pohim në podcast-in "Smart Girl Dumb Questions", në të cilin tha se ishte në një lidhje me këngëtaren Katy Perry, por edhe me partnerin e saj të ri, kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Gjatë bisedës, Diplo komentoi mbi marrëdhënien aktuale të Katy Perryt, duke thënë: "Dhe tani Katy Perry po del me Justin", të cilës shtoi: "Kjo është fantastike".
Në momentin që prezantuesja Nayeema Raza përmendi Trudean, Diplo e surprizoi duke i thënë: "Edhe unë kam dalë me Trudeaun".
Ai theksoi se e gjeti “të çuditshme”, duke shpjeguar se nuk është një adhurues i madh i politikanëve.
Edhe pse më vonë shpjegoi se e gjithë situata ishte një shaka, deklarata e tij shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale.Edhe pse ishte thjesht një shaka, Diplo ishte me të vërtetë i lidhur me Katy Perryn në vitin 2014, por nuk u konfirmua kurrë nëse ata ishin në një lidhje të vërtetë.
Ndryshe nga shakaja e Diplos, romanca midis Katy Perryt dhe Justin Trudeau nuk është e sajuar.
Këngëtarja në fakt e konfirmoi lidhjen e saj me kryeministrin kanadez gjatë një performance në Pragë.Katy Perry dhe Justin Trudeau filluan lidhjen e tyre pasi Perry i dha fund lidhjes së saj afatgjatë me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy, në fillim të këtij viti.
Trudeau, nga ana tjetër, u nda nga gruaja e tij, Sophie Gregoire, në vitin 2023. /Telegrafi/


