Please enter at least 3 characters.

DJ Geek largohet nga ekipi i Dafina Zeqirit, Moneyz Music

2023/08/Screenshot_3-77.png

DJ Geek është larguar përfundimisht nga ekipi i Moneyz Music.

Përveç si partnerë, ai ka ndarë rrugët përfundimisht me këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai thekson se së shpejti do të sjellë projekte të reja dhe se tashmë të gjitha mund t’i gjeni në kanalin e tij personal në YouTube.

Postimi i plotë i DJ Geek (pa ndërhyrje):

“Publik i dashur, ju faleminderit për këtë rrugëtim të paharrueshëm. Gjashtë vitet e fundit kanë qenë eksperiencë shumë e veçantë për mua.Ky ishte shou i fundit për mua në ekipin Moneyz, kështu që ju falënderoj përzemërsisht secilit anëtar të ekipit dhe ju uroj çdo të mirë përjetësisht.Shihemi shumë shpejt në projektet dhe performancat e mia të radhës.Është djali juaj, DJ Geek”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram