DJ Artan vjen të shtunën në një performancë 'livestram' në Rave Travel dhe Telegrafi Events
Artan, që nga vitet e ’90 merret me koleksionim te muzikës dhe startoi ne vitin ’97 si DJ rezident ne njërën nga klubet e Prishtinës dhe vazhdoi deri në vitin 2001-2002 në klube të ndryshme të vendit.
Pas një pauze 6-7 vjeçare në vitin 2008 kthehet ne skenë me një zhanër i cili pëlqehet nga gjithë adhuruesit e muzikës "real house", me një kombinim mes Groove House, Deep, Jackin, Chicago, Soulful, Soul Funk & Disco House, i jep shpirt klubit dhe e prezanton kulturën e muzikës "real house".
Te gjithë këtë kulture dëshiron te ndajë me simpatizues të muzikës duke luajtur në të gjithë vendin dhe rajon, pasionin më shumë ndaj këtij zhanri e mori nga përcjellja e artistëve te mëdhenj si: Louie Vega, Mr.V, DJ Spen, Alan King, Joey Negro, Attjaz, Monique Birngham, Inaya Day, David Morales, Tony Humphries, Ron Trent, Mike Dunn, Louis Benedeti, Harley & Muscle dhe legjenda Frankie Knuckles, këta te gjithë janë të lidhur me muzikën e Chicagos ku dhe lindi muzika 'House'.
Disa nga festivalet apo eventet favorit janë: southport ëeekender ne Angli, Suncebeat dhe Defected ne Kroaci, NEUHM events ne Italy, chosen feë dj në Chicago si dhe gjitha te vendit.
Këtë të shtunë në orën 21:00 mund ta ndiqni përfomansen e DJ Artanit live në Rave dhe në Telegrafi Events.


