Please enter at least 3 characters.

Diskutim për kompetencat dhe kapacitetet e punës së Avokatit të Popullit të Maqedonisë

2016/01/e-thot-euml-avokati-i-popullit-t-euml-burgosurit-e-grupit-t-euml-kumanov-euml-s-jan-euml-torturuar_hd.jpg

Avokati i Popullit fiton më shumë kompetenca dhe funksione me ndryshimet e reja ligjore, por nuk ka kapacitete të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për realizimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë konkludimet nga raporti i mbikëqyrjes qytetare në punën e Avokatit të Popullit, raport i përpunuar në kuadër të projektit ''Obudsmani ndërmjet mandatit dhe kapaciteteve''.

Raporti është përgatitur nga OJQ Infoqendra dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni.

Ixhet Memeti, Avokat i Popullit, tha se korniza ligjore për procedim në institucionin e Avokatit të Popullit është e përcaktuar mirë, por nuk arrinë që të jep rezultatet e pritura. Sipas tij, misioni i Avokatit të Popullit është sundimi i ligjit dhe si, sa më mirë, të promovohen dhe mbrohen të drejtat e njeriut.

Raporti thotë se shteti tregon vullnet sipërfaqësor për përmirësimin e rolit të këtij institucioni në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut./Telegrafi/