Disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet e saj të mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në rrugët “Mbretëresha Teuta”, “Bajo Topulli”, “Haxhi Qerimi”, “Tish Daija”, si dhe në fshatin Rekë.
Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në rrugën “Mbretëresha Teuta” dhe në fshatin Rekë.
Nga KRU Mitrovica është bërë e ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.
Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit.
“Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi që ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftimin e KRU Mitrovica. /Telegrafi/


