Please enter at least 3 characters.

Diplomati gjerman: Ballkani është vetëm përkohësisht i qetë

2016/04/download-2.jpg
493:"Der frühere Bundesaußenminister Joschka Fischer (Bündnis 90/Die Grünen) , aufgenommen am Mittwoch (11.01.2006) am Rande der Klausurtagung der Bundestagsfraktion der Grünen in Wörlitz (Sachsen-Anhalt). Fischer dementierte ein Engagement als Gastprofessor für die US-amerikanische Elite-Universität Harvard. In Wörlitz findet vom 11.-12.01.2006 die alljährliche Neujahrsklausur der Bundestagsfraktion von Bündnis90/Die Grünen statt. Foto: Peter Endig dpa/lah +++(c) dpa - Report+++
21:"picture-alliance/ dpa

Ish shefi i diplomacisë gjermane, Joschka Fischer, thotë se shfaqja e sërishme e “çështjeve lindore”, mund të sjell në një Super-Ballkan me rreziqe të mëdha sigurie.

Marrëdhëniet Turko-Evropiane me dekada kanë qenë thellësisht kundërthënëse, por edhe përkundër kësaj Evropa i nevojitet Turqisë dhe anasjelltas.

„Madje edhe të mos ketë partneritet midis Evropës dhe Turqisë, Evropa nuk do të mund të çlirohej nga pasojat e fqinjësisë gjeopolitike me Turqinë“ - shkruan Fischer në një shkrim për Ze Deutsche Zeitung, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shkruan se Evropa që nga shekulli i 19 merret me “çështjen lindore “ ose trashëgiminë e Perandorisë osmane në Ballkan dhe Lindjen e afërt.

„Ballkani është përkohësisht i qetësuar, derisa ka besim në ardhmërinë evropiane dhe në Bashkimin Evropian. Në Lindjen e afërt dhe Lindjen e mesme kemi një vakum të fuqive dhe humbje të shpejtë të rendit, luftëra, terror, krizë, përleshje“ - shton Fischer.

Sipas tij, kulmi i gjithë kësaj do të ishte një Turqi e veçuar, e vetmuar politikisht në margjinat e Evropës dhe Lindjes së afërme, e cila mund të destabilizohet me çështjen kurde./Telegrafi/