Dior prezanton koleksionin Pranverë-Verë 2026 me frymën e re të kreatorit Jonathan Anderson
Marka luksoze e modës, Dior, prezantoi koleksionin e saj Pranverë-Verë 2026, nën drejtimin e drejtorit krijues, Jonathan Anderson.
Koleksioni u shfaq në Jardin des Tuileries në Paris, Francë.
Veshjet e prezantuara nga kjo shtëpi e famshme luksoze ishin jashtëzakonisht të rafinuara, me një stil bashkëkohor dhe inovativ.
Pas përfundimit të pasarelës, Jonathan u përshëndet me ovacione nga të pranishmit, ndërsa vetë kreatori dukej paksa i turpshëm.
Muaj më parë, Jonathan Anderson u emërua drejtuesi i parë kreativ që do të mbikëqyrë koleksionet për meshkuj, gra dhe couture në Dior, duke i dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së kësaj marke luksoze.
Ky 40-vjeçar, djali i një lojtari rugby nga County Derry në Irlandën e Veriut, është kreatori i parë që ka kontroll të plotë kreativ mbi shtëpinë e modës që nga koha e Christian Dior.
Delphine Arnault, kryetare dhe drejtuese ekzekutive e Dior, e përshkroi Andersonin si “kreatorin më të talentuar të gjeneratës së tij”. Ai prej kohësh krahasohet me Karl Lagerfeldin nga njohësit e modës.
Ja disa prej veshjeve që debutuan në frymën e re të Dior me Anderson në krye.


