Please enter at least 3 characters.

Dion Gallapeni pjesë e formacionit të javës në Poloni

Mbrojtësi Dion Gallapeni ka fituar një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin polak.

Para ndeshjeve të Kosovës, mbrojtësi shkëlqeu në fitoren e skuadrës së tij, Wisla Plock, ku dhuroi dy asistime.

Kësisoj, ai ka zënë në vend në formacionin më të mirë të javës së bashku me bashkëlojtarin Juric.

Formacioni më i mirë i kësaj xhiro:

Kujtojmë, Gallapeni pritet të jetë startues edhe për Kosovën në ndeshjet e muajit mars, pra duke nisur me Sllovakinë këtë të enjte./Telegrafi/