Please enter at least 3 characters.

Dikur krahu i djathtë i Sven Goran Erikssonit, tani i Albert Bunjakut

2016/01/dikur-krahu-i-djatht-euml-i-sven-goran-erikssonit-tani-i-albert-bunjakut_hd.jpg

Televizioni suedez SVT, para pak ditësh ka realizuar një dokumentar për karrierën e lavdishme të tij.

Në dokumetar përfshihet edhe Përfaqësuesja e Kosovës, sidomos fitorja historike me Omanin, 1:0.

Televizioni suedez ishte në Prishtinë, në shtator të vitit të kaluar, kur u luajt loja.

Në dokumentar shihet se si Grip, merr informacione para ndeshjes nga një mik i tij për sistemin e lojës së Omanit dhe nga mund t’i vije rreziku.

Ai shihet duke dhënë instruksione edhe pas pjesës së parë të Kosovës me Omanin.

Pas ndeshjes është një moment emocionues. Motra e përzgjedhësit Albert Bunjaku, bashkë me vajzën e saj, i afrohet Gripit dhe e falënderon me lot në për emocionet që ia dhuruan. “Faleminderit, ishte shumë emocionuese, faleminderit që na e shkruat historinë”, i thoshte ajo, transmeton Gazeta Olle.

Në autobus lojtarët duke festuar thërrasin emrin e Genc Hoxhës dhe Ilir Berishës.

Të nesërmen e fitores, Albert Bunjaku ia përkthen Gripit titujt e ish-gazetës sportive Arena, si dhe vlerësimet e lojtarëve të bëra nga stafi i kësaj gazete.

Dokumentarin për Kosovën mund ta shihni në linkun e mëposhtëm nga minuta 28.

https://www.svt.se/sport/utan-svennis-hade-jag-inte-fatt-vara-med-om-allt