Please enter at least 3 characters.

DIKU ...

Leopoldo María Panero (1948-2014)

Poezi nga: Leopoldo María Panero
Përktheu: Maksim Rakipaj

Diku, në një vend
ku mbahet disi, kush është ende gjallë,
është dhe një mbretëri që lëngon
si një mbret në grahmat e fundit,
atje lulëzon mbretërisht
lulja e qelbur e agonisë:
kurvëroi gjithçka,
ç’u bë se kurvëron edhe me vdekjen
dhe të bëhet ajo kufomë
poezia ime e fundit.