Digjet një shtëpi në rajonin e Prizrenit
11/11/2017
Një shtëpi në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri.
Rastin e ka raportuar një person i komunitetit ashkali. Njësitet përkatës kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa, njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.


