Digjet një shtëpi në Mitrovicë – lëndohet pronari i saj
23/07/2023
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Mitrovicë.
Në rrethana të panjohura është përfshi në zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
Lëndime trupore ka pësuar pronari i shtëpisë viktima mashkull kosovar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Rasti nën hetime. /Telegrafi/


