Digjet një autobus i Kosovës në Shqipëri (Video)
9:"Perdorues
26/08/2017
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milot, ku një autobus që ishte duke transportuar pasagjerë është përfshirë nga flakët.
Autobusi është i kompanisë turistike nga Prizreni “Atmaxha”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Milotit, tek rreth rrotullimi kur futesh për në autostradën për në Tiranë.
Nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar apo se pse autobusi u përfshi nga flakët, shkruan Syri.net


