Please enter at least 3 characters.

Dieta që i ka mundësuar Simon Cowellit të humbë 27 kilogramë

2020/05/SimonLauren-e1590224753712.jpg
198:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 12: Simon Cowell and Lauren Silverman attends the ITV Palooza 2019 at the Royal Festival Hall on November 12, 2019 in London, England. (Photo by Jeff Spicer/Getty Images)
12:"Getty Images

Producenti i famshëm, Simon Cowell, ka bërë të ditur se ka humbur plot 27 kilogramë prej se i është nënshtruar ndryshimit në mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit.

Në muajt e fundit është vërejtur ndryshim i madh në fizikun e 60-vjeçarit, i cili duket gjithnjë e më i hollë.

Ndërsa e gjithë kjo ka ndodhur falë një rutine të shëndetshme që e ka vazhduar edhe gjatë izolimit me të dashurën Lauren Silverman dhe dalin gjashtëvjeçar, Eric.

(Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Anëtari i jurisë së shumë spektakleve për talentë, në veçanti të ‘Britain's Got Talent’ ka adoptuar një dietë të shëndetshme vegane dhe në këtë mënyrë ka humbur në peshë.

“Mendoj që prej se e kam filluar këtë dietë, para një viti, kam humbur 27 kilogramë”, ka thënë Simon gjatë një prononcimi për Terri Seymour në Extra.

Ai ka pranuar se e ka pasur më të lehtë që ta zbatojë rutinën e dietës, e sidomos të ushtrimeve, gjatë periudhës së izolimit si pasojë e pandemisë globale të coronavirusit. /Telegrafi/