Please enter at least 3 characters.

Diell dhe vranësira në javën e fundit të këtij viti

2016/12/sheshi-pas-protestes-foto-ridvan-slivova-04.jpg
14:"Ridvan Slivova

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së të martën do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë Celsius.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell . Temperaturat do të lëvizin nga – 1 deri në 9 gradë Celsius.

E enjte – Mot pothuaj i ngjashëm me ditën e mërkurë . Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 10 gradë Celsius.

E premte – Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 10 gradë Celsius.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s. /Telegrafi/