Please enter at least 3 characters.

Diell dhe vranësira gjatë ditës, mëngjesi me mjegull

2023/10/mjegull-1-1280x720-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas institutit, në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/