Please enter at least 3 characters.

Diego Costa i hapur për kalimin te Evertoni

2019/07/Costa-Atletico-e1562841741342.jpg
272:"VITORIA-GASTEIZ, SPAIN - MARCH 30: Diego Costa of Atletico Madrid reacts during the La Liga match between Deportivo Alaves and Club Atletico de Madrid at Estadio de Mendizorroza on March 30, 2019 in Vitoria-Gasteiz, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Costa është i gatshëm të bëjë një kthim në Ligën Premier, por kësaj radhe me skuadrën e Evertonit.

Evertoni është duke kërkuar një goditje të madhe në tregun e transferimeve dhe kanë identifikuar sulmuesin e Atletico Madridit, Costa, si nënshkrimin e tyre ideal.

30-vjeçari ka shkëlqyer në Ligën Premier në tre vitet e tij me Chelsean, përpara se të kthehej në Atletico më 2017.

Shumica e njerëzve u tallën kur raportet u shfaqën më parë këtë javë rreth interesimit të Evertonit për reprezentuesin e Spanjës.

Megjithatë, sipas The Sun, admirimi është i ndërsjellë dhe Costa ka shfaqur dëshirën e tij për t'u kthyer në Angli.

Atletico ka nënshkruar tashmë me Alvaro Morata këtë verë dhe Joao Felix dhe janë të interesuar të fitojnë diçka nga shitja e Costas.

Për sulmuesin spanjoll interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/