Please enter at least 3 characters.

DiCaprio në filmin e Tarantinos, ku do të përfshihen shumë yje

2018/01/leonardodicaprio-3.jpg
334:"EDINBURGH, SCOTLAND - NOVEMBER 17: Hollywood actor Leonardo DiCaprio arrives at Home restaurant during his first visit on November 17, 2016 in Edinburgh, Scotland. The Oscar winning actor is in Edinburgh to speak at the Scottish Business Awards at the Edinburgh International Conference Centre. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)
15:"Jeff J Mitchell

Leonardo DiCaprio do të aktrojë në filmin e ri të Quentin Tarantinos, ngjarja e të cilit lidhet me vrasjen e kriminelit amerikan, Charles Manson dhe vrasjen e aktores Sharon Tate, mirëpo ylli hollivudian nuk do ta luajë rolin e kriminelit të vdekur.

Roli i ri i 43-vjeçarit është i pari që nga fitimi i çmimit Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin "The Revenant".

(Foto: Getty Images)

Në të kaluarën, DiCaprio dhe Tarantino kanë bashkëpunuar në filmin e vitit 2012, Django Unchained".

(Foto: Getty Images)

Ylli i "The Wolf of Wall Street" në filmin e ri do ta luajë rolin e një aktori më të moshuar, ndërsa kolegia e tij, Margot Robbie, do ta portretizojë aktoren e vrarë, Sharon Tate, e cila asokohe ishte gruaja e regjisorit Roman Polanski dhe ishte shtatzënë.

Aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime për angazhimin e Tom Cruise në këtë film, derisa bisedimet e Brad Pitt për një rol kanë dështuar.

(Foto: Getty Images)

Tarantino i ka ofruar një rol të veçantë edhe të famshmit Al Pacino, derisa njëri prej producentëve është konfirmuar të jetë David Heyman.

Ky do të jetë filmi i dhjetë për filmbërësin e njohur, xhirimet e të cilit do të fillojnë gjatë verës në Los Angeles.

(Foto: Getty Images)

Vrasja e aktores Sharon Tate dhe katër miqve të saj ka ndodhur më 9 gusht të vitit 1969, ndërsa premiera e filmit pritet të jepet në pesëdhjetë vjetorin e vrasjes. /Telegrafi/