Please enter at least 3 characters.

Dhurata Lipovica dedikim të veçantë Fisnikut në ditëlindjen e 38-të: Urime për shokun tim të jetës

2020/06/dhuratalipovica_103986358_2587748021541646_1714259516802238751_n-e1591795140588.jpg

Aktori i njohur shqiptar, Fisnik Ademi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 38-të.

Me këtë rast, ai ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Për një nga urimet më speciale është kujdesur bashkëshortja e tij, modelja e njohur Dhurata Lipovica.

Ajo ka publikuar një kolazh fotografish shumë të ëmbla të realizuara pranë bashkëshortit të saj, të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.

“Urime ditëlindja për shokun tim të jetës, të paqim gjithmonë unë, Blini dhe Liri”, kanë qenë fjalët e modeles Lipovica në postimin dedikuar burrit të saj.

Çifti përndryshe janë prindër të dy fëmijëve dhe jetojnë prej vitesh së bashku në Prishtinë. /Telegrafi/