Please enter at least 3 characters.

Dhunohet një grua në Gjilan – policia nis hetimet

2022/07/perdhunim-660x330-1.png

Një grua nga Gjilani ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunimit nga një i dyshuar.

E njëjta ka raportuar në polici se rasti ka ndodhur gjatë muajit mars.

Ajo ka deklaruar se dhunimi ka ndodhur konkretisht para tri javësh në banesën e saj.

Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit social. Policia ka filluar hetimet për këtë rast. /Telegrafi/