Dhuna në familje, tetë raste në 24 orët e fundit
MPB Maqedoni njofton se pesë persona janë privuar nga liria, me një u zhvillua bisedë zyrtare, nga gjithsej tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit.
"Më 30.06.2026, në orën 21:30, në Prilep, nëpunës policorë të NJPB Prilep e privuan nga liria Z.D. (38) nga Prilepi, për shkak se i kishte bërë kërcënime babait të tij. Sipas denoncimit, gjatë kërcënimeve ai i kishte shkaktuar vetes lëndim me një send qelqi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit".
"Më 30.06.2026, në orën 20:10, në Tetovë, nëpunësit policorë e privuan nga liria F.A. (28) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi se rreth orës 19:25 kishte sulmuar fizikisht kunatën dhe vëllanë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës".
"Më 01.07.2026, në orën 01:15, në SPB Shkup, një grua 44-vjeçare denoncoi se më 21.06.2026, në shtëpinë familjare në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, C.S. (45), ndërsa më 30.06.2026 ai kishte tentuar ta dëbonte nga shtëpia. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit".
"Më 01.07.2026, rreth orës 03:40, në SPB Shkup, një grua 22-vjeçare denoncoi se më 30.06.2026, në zonën e Karposhit, ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj N.M. (32). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit".
"Më 30.06.2026, në orën 19:00, në rajonin e Shkupit, nëpunëdit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria M.N. (68), pas një denoncimi se në shtëpi kishte kërcënuar djalin e tij 40-vjeçar dhe familjen e tij, ndërsa me një send të fortë kishte tentuar ta sulmonte nipin e tij të mitur. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës".
"Më 30.06.2026, në orën 16:50, në Stacionin Policor Gazi Babë, nëpunës policorë të SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me J.F. (27) nga Shkupi, pas një denoncimi se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 62-vjeçar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit".
"Më 30.06.2026, në orën 15:30, në Strumicë, nëpunësit policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria A.V. (59) nga Strumica, pasi sipas denoncimit në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe nënës së saj. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës".
"Po më 30.06.2026, në orën 19:30, në një fshat të rajonit të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë e privuan nga liria një 22-vjeçar, banor të këtij fshati, pasi sipas denoncimit rreth orës 03:00, në fshatin Bansko, kishte sulmuar fizikisht një vajzë 26-vjeçare, me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës. Pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës", thonë nga MPB.


