Please enter at least 3 characters.

Dhuna në familje, një grua në Prishtinë sulmohet nga bashkëshorti dhe nëna e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të hënën.

“Prishtinë, 15.06.2026 – 11:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga nëna dhe bashkëshorti i saj”, thuhet në raport.

Palët janë sjellë në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/