Please enter at least 3 characters.

Dhjetë shtete nderojnë Adem Jasharin

2016/01/dhjet-euml-shtete-nderojn-euml-adem-jasharin_hd.jpg

Ky turne i 16-të më radhe, kushtuar veprës së Komandantit legjendar Adem Jasharit, ketë vit do të mbahet në Gjakovë.

Këshilli organizative i kësaj ngjarje të madhe sportive, ka disa ditë që ka nisur përgatitjet për ketë turne të përmasave ndërkombëtare.

Latif Demolli, anëtar i Këshillit Organizativ të turneut ‘Adem Jashari’, i ka thënë KosovaPress-it se përgatitjet për këtë turne janë duke shkuar mjaft mirë. Ai është i bindur se më kohë gjithçka do të jetë gati për ketë turne, e që sipas tij, është një nga turnet më të mëdhenj në rajon dhe Evropë. Demolli thotë se dhjetë shtete do të jenë pjesë të këtij evenimenti të madh sportive.

“Ne që dhjetë ditë kemi filluar përgatitjet për ketë turne madhështorë, një nga turnet momentalisht më të mëdha në rajon dhe Evropë. Ky është turneu i 16-dhjetë më radhe. Ketë vit kemi vendosur që të turneu të mbahet në Gjakovë, sepse sipas traditës çdo finale luhet në qytetet e ndryshme si në Gjilan, Prizren e Ferizaj, dhe tani i ka ardhur radha edhe Gjakovës, por kësaj radhe risi është së edhe gjysmëfinalet dhe finalet do të zhvillohen në Gjakovë. Deri tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen shtatë shtete, ndërto është edhe një shtete jashtë Evropës, dhe presim që deri në fund të javës të lajmërohen edhe katër shtete tjera”, tha Demolli.

Sipas tij, brenda kësaj jave pritet konfirmimi edhe nga Kroacia, Maqedonia e Bullgaria. Demolli thotë se Kosova do të paraqitet me katër-pesë boksier, kurse Shqipëria do të zbres në ring më shtate boksier. Sipas Latifit, risi tjetër e këtij turneu është se do të ketë shpërblime për boksierët më të mirë, e jo si në të kaluarën, kur është shpërblyer vetëm boksieri më i mirë më 500 euro.

“Sa i përket boksierëve tonë, selektori ka paraparë që të jenë boksierët më të mirë përfshirë katër deri pesë boksier, e jo më shumë, sepse nuk ka vend. Shqipëria do të paraqitet me shtate boksier. Risi është se fituesi i deritashëm është shpërblyer më 500 euro, ndërsa këtë vit boksieri më i mirë do t’i ketë 200 euro, ndërsa tekniku më i mirë 100 euro, kurse çifti më luftarake nga 50 euro, në mënyrë që të mos i hyjmë në hak boksierëve tjerë”, theksoi Demolli.

Turneu do të nis më 22 nëntor. Gjysmëfinalja e parë luhet në orën 12:00, ndërsa gjysmëfinalet e dyta në orën 17:00, kurse meçet finale luhen një ditë më vonë në orën 16:00. /KP/Telegrafi/