Please enter at least 3 characters.

Dhjetë lojtarët që vrapuan më së shumti në këtë sezon të Ligës Premier, asnjë i Unitedit

2019/05/jorginho.jpg
262:"LONDON, ENGLAND - MARCH 03: Jorginho of Chelsea celebrates after scoring his sides second goal during the Premier League match between Fulham FC and Chelsea FC at Craven Cottage on March 03, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer kishte thënë se skuadra e tij është ajo që punon më së shumti në Ligën Premier, por që asnjë lojtarë i tij nuk ka arritur të futet në listë.

Tifozët e Chelsea e ka vërshëllyer Maurizio Sarrin në disa ndeshje të ligës angleze, por nuk është se lojtarët e tyre nuk angazhohen apo që nuk punojnë.

The Blues kanë tre lojtarë në listë, më shum se çdo skuadër, që kanë punuar shumë në këtë sezon që e lamë pas, por edhe që nuk janë ndalur së vrapuari.

Jorginho ka vrapuar në këtë sezon 418.8 kilometra, i ndjekur nga pas prej N’Golo Kante (407km) dhe Cesar Azpilicueta (403.3km).

Luka Milivojevic i Crystal Palaces  është lojtari që ka vrapuar më së shumti në sezonin 2018/2019, duke mbuluar një distancë prej 447.1 kilometra.

Në top dhjetëshen e lojtarëve që kanë vrapuar më së shumti në Ligën Premier, nuk janë lojtarët e Manchester Cityt, Liverpolit apo Arsenalit, që është për t’u befasuar. /Telegrafi/