Please enter at least 3 characters.

Dhjetë aktorët më të paguar për vitin 2018

2018/08/ggggg.jpg
321:"HOLLYWOOD, CA - JUNE 07: 46th AFI Life Achievement Award Recipient George Clooney accepts the award onstage during the American Film Institute's 46th Life Achievement Award Gala Tribute to George Clooney at Dolby Theatre on June 7, 2018 in Hollywood, California. 390011 (Photo by Kevin Winter/Getty Images for Turner)
23:"Getty Images for Turner

George Clooney mund të jetë 'plakur' paksa me kalimin e viteve, por portofoli i tij nuk e ka vënë re plakjen.

Edhe këtë vit ai kryeson listën e aktorëve më të paguar, me të hyra 239 milionë dollarë, që nga data 1 qershor 2017 deri më 1 qershor 2018.

57-vjeçari kryeson renditjen vjetore të Forbes për aktorët më të paguar, e cila paraqet njëherësh edhe të ardhurat e nëntë aktorëve tjerë më të paguar brenda vitit.

Kjo është lista e plotë e 10 aktorëve më të paguar për këtë vit, sipas Forbes:

George Clooney është një aktor fenomenal dhe yll i madh në fushën e tij, por aktori i njohur i bëri paratë e tij edhe në industrinë e pijeve këtë vit. Clooney shiti kompaninë e tij tequila për një shumë të madhe parash parash.

Kjo me siguri nuk mund të jetë e papritur për askënd, pasi 'Rock' tash e sa vite vazhdon të jetë një prej aktorëve më të angazhuar në projekte.

Është kjo shuma që e rendit të tretin në këtë listë aktorin Tony Stark. Shumica e fitimeve të tij vijnë nga roli në "Iron Man".

Aktori i filmit "Thor" kryeson i katërti me radhë listën e Forbes, kjo falë dy roleve të mëdha që pati në "Thor Ragnarok" dhe "Avengers: Infinity War" brenda një viti.

Një shumë e çmendur parash për të fituar në një vit, por e përshtatshme për Jackie Chan. Ylli mega kinez pritet të nënshkruajë edhe disa kontrata tjera këtë vit, të cilat do të ngritin fitimet e tij.

Janë të ardhurat e Will Smithit në moshën 49 vjeçare. Smithi grumbulloi gjysmën e asaj sasie përmes rolit të tij në "Bright", por në vitin 2019 ne presim më shumë prej tij ndërsa do të marrë rolin e "Aladdin".

Është një shumë mjaft e madhe ajo që Akshay Kumar çon në shtëpi. Aktori më i paguar i Bollywoodit renditet i pesti në këtë listë. Kumar fiton paratë e tij jo vetëm falë roleve në filmave, por edhe si imazh i disa kompanive reklamuese.

Të ardhurat e tij nga shfaqjet e komedive me gjashtë shifra dhe një marrëveshje me Netflix e renditin të tetin në këtë listë aktorin Adam Sandler, i cili fiton afro 40 milionë dollarë në vit.

Është shuma me të cilën paguhet ky aktor masiv i Bollywoodit. Roli i tij në filmin "Tiger Zinda Hai" i solli atij shumë fitime brenda një viti.

Chris Evans renditet i dhjeti në listën e Forbes për aktorët më të paguar. Roli i tij në "Avengers" i solli atij shumë fitime brenda një viti. /Telegrafi/