Please enter at least 3 characters.

Dhjetë aksidente komunikacioni në Shkup, një person i lënduar rëndë

2017/05/Aksident-.jpg

Një person ka mbetur i lënduar rëndë, nëntë me lëndime të lehta ndërsa në katër prej gjithsej 10 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup, kanë pësuar dëme materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia rrugore ditën e djeshme ka regjistruar shumë parregullsi në komunikacion ku janë dhënë 26 gjoba dhe 97 gjoba me kusht për shkelje të rregullave të komunikacionit./Telegrafi/