Please enter at least 3 characters.

Dhëndri miliarder, vjehrri edhe më miliarder – kështu dukej dasma që pushtoi mediat botërore (Foto/Video)

2016/09/q11-e1474981981995.jpg
37:"© Instagram/Fabiola Beracasa Beckman

Ishte një fundjavë e një dasme për ta kujtuar, dasmë kjo për dy trashëgimtarët jashtëzakonisht shumë të pasur dhe 600 miqtë e tyre gjithashtu shumë të pasur dhe të famshëm – në rivierën franceze.

Alberto Mugrabi, djali 46-vjeçar i industrialistit izraelit dhe koleksionistit të artit Jose Mugrabi, i tha 'Po' 23-vjeçares Colby Jordani, të bijës së miliarderit 68-vjeçar nga Chicago, biznesmenit John W. Jordan II, përcjell Telegrafi.

Për një martesë që thuhet se kushtoi hiq më pak se 5 milionë dollarë, çifti mori me qira gjithë pronat përreth, edhe pse të ftuarit kishin për të paguar për dhomat e tyre.

Lista e mysafirëve përfshinte supermodelet Karlie Kloss dhe Heidi Klum, binjakët Olsen, Princesha Beatrice, dhe Owen Wilson - i cili ishte një nga dhëndrit e Mugrabit. /Telegrafi/