Please enter at least 3 characters.

"Dhelpër Dinake"e Mozzik publikohet në nëntor

2019/10/51877583_2255705594497282_8993325944062940095_n-e1571816866369.jpg

Mozzik është kthyer sërish në vendin ku nisi jetën dhe karrierën e tij muzikore dhe tashmë po vazhdon të tregohet më shumë produktiv.

Reperi shqiptar ka nisur punën për projekte të reja dhe njërin prej tyre pritet të lansojë së shpejti.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, ndërsa zbulon datën e lansimit të kësaj kënge.

Në videon e hedhur në InstaStory, reperi ferizajas tregon se më 8 nëntor do e sjellë këngën e re me klip, e cila titullohet "Dhelpër Dinake".

Ky projekt i tij vjen pas bashkëpunimeve me ish-bashkëshorten e tij, Loredana Zefin, ku me këtë të fundit ndau rrugët javë më parë.

Projekti i ri i Mozzik spekulohet se i është dedikuar ish-gruas së tij, pasi përmban disa fjalë thumbuese në të.

Mozzik ndryshe gjatë këtij viti solli këngë e bashkëpunime të suksesshme, teksa nuk mungoi në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/