Please enter at least 3 characters.

Deutsche Bank zbuloi faktorët që po dobësojnë Bitcoinin

Analistët e bankën gjermane, “Deutsche Bank” kanë identifikuar arsyet kryesore që po ushtrojnë presion mbi Bitcoinin dhe po ndikojnë në rënien e çmimit të tij.

Sipas bankës, nuk është një ngjarje e vetme ekonomike që ka shkaktuar dobësinë e monedhës digjitale, por një kombinim faktorësh që lidhen me investitorët institucionalë, tregjet financiare dhe rregulloret, shkruan coindesk.

Tre faktorët kryesorë që po ndikojnë Bitcoin-in janë:

Dalja e kapitalit nga investitorët institucionalë - Fondet dhe institucionet po tërheqin para nga Bitcoin, duke ulur likuiditetin dhe duke rritur luhatshmërinë e çmimeve.

Humbja e lidhjes me tregjet tradicionale - Bitcoin ka humbur rolin e tij si “aseti i sigurt”, duke u shkëputur nga ari dhe tregjet aksionare.

Ngadalësimi i rregulloreve - Vonesa në legjislacionet për kriptovalutat, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, ka ndalur zhvillimin e tregut dhe ka dobësuar besimin e investitorëve.


Deutsche Bank thekson se kjo periudhë nuk është një kolaps i plotë, por një rrilogaritje e tregut, që mund të krijojë mundësi për rritje në të ardhmen.

Fondet e Bitcoin ETF-ve, të cilat kanë tërhequr kapital që nga nëntori i vitit të kaluar, janë identifikuar si burimi më i madh i presionit mbi çmimin.

Gjithashtu, adoptimi i kriptovalutave midis konsumatorëve amerikanë ka rënë nga 17 në 12 për qind, duke treguar një ulje të interesit edhe përtej sektorit financiar institucional. /Telegrafi/