“Detroit: Become Human” kalon 15 milionë kopje të shitura, loja vazhdon tërheq interes
Video-loja e njohur “Detroit: Become Human” ka tejkaluar 15 milionë kopje të shitura që nga prezantimi i saj, njoftuan nga studioja Quantic Dream.
Shifra e vërtetë e lojtarëve është edhe më e lartë, duke marrë parasysh që video-loja ka qenë pjesë e PlayStation Plus dhe katalogut PS Plus Extra.
Në tre vitet e fundit janë shitur rreth 7 milionë kopje të reja, që tregon se loja vazhdon të ketë interes të lartë edhe tetë vjet pas daljes së saj.
Një nga arsyet kryesore për këto shitje të qëndrueshme është politika agresive e çmimeve, ku video-loja shpesh ofrohet me zbritje deri në 90 për qind.
Tema e video-lojës, e fokusuar te inteligjenca artificiale dhe bashkëjetesa me njerëzit, vazhdon të jetë tejet aktuale dhe tërheq diskutime.
Video-loja ndjek historitë e tre androidëve - Markus, Connor dhe Kara - dhe zhvillimi i tyre varet nga vendimet që merr lojtari gjatë video-lojës.
Suksesi i “Detroit: Become Human” tregon se edhe lojërat pa përditësime të reja mund të ruajnë publik të gjerë dhe të jenë fitimprurëse për një periudhë të gjatë. /Telegrafi/


