Please enter at least 3 characters.

Detaje të reja nga sulmi në Tajlandë - para se t’i vriste pesë mësues, nxënësi kishte vrarë gjyshërit e tij

Një nxënës i një shkolle në periferi të Bangkokut vrau gjyshërit e tij në shtëpi, përpara se të hapte zjarr në ambientet e shkollës, ka bërë të ditur policia tajlandeze.

Sipas autoriteteve, sulmuesi ka qëlluar 26 herë me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 34 fishekë të tjerë.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit.

Ministri i Shëndetësisë i Tajlandës, Pattana Promphat, njoftoi se 22 persona janë plagosur gjatë incidentit, ndërsa nëntë prej tyre ndodhen në gjendje kritike, raporton skynews.

Disa persona janë lënduar edhe gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Numri i viktimave ka pësuar ndryshime gjatë raportimeve të para.

Policia fillimisht kishte njoftuar për gjashtë të vrarë, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm tha më vonë se pesë mësues kanë humbur jetën dhe vet i dyshuari.

Sipas përditësimit të fundit nga një zëdhënës i policisë tajlandeze, shtatë persona kanë humbur jetën. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com