Please enter at least 3 characters.

Detaje rreth aksidentit me fatalitet të motoçiklistit 35 vjeçar

2023/05/aksidenti-gjakove-1.jpg

Një motoçiklist 35 vjeçar ka humbur jetën ditën e diel në rrugën Gjakovë - Prizren.

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e së dielës, duke bërë të ditur se motoçilisti është përplasur me një veturë e cila ishte në lëvizje.

"Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi ka humbur kontrollin mbi motoçikletën me të cilën po udhëtonte me ç’rast është përplasur me një veturë në lëvizje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion", njofton Policia.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. /Telegrafi/